RTV AHIRETI
Shëndetësi

A është kafeja turke apo esspreso më dëmshme për shëndetin?

a-eshte-kafeja-turke-apo-esspreso-me-demshme-per-shendetin?

Mijëra njerëz e konsumojnë në mëngjes, pas punës por edhe në mbrëmje.

Kafeja ka mijëra minerale të ndryshme të cilat ndikojnë në përmirësimin e shëndetit, por a keni menduar ndonjëherë se cila është kafja më e shëndetshme?

Në shtëpitë tona kafeja turke është pjesë e përditshme e jona, por kur jemi jashtë zakonisht përdorim kafen ekspreso.

Ne do ju sjellim dallimin në dobitë shëndetësore mes këtyre dy llojeve të kafesë, transmeton Klan Kosova.

Dallimi mes kafesë turke dhe asaj ekspreso

Kafeja turke është ajo që ka përqendrimin më të lartë të vlerave të bimës së kafesë. Pasi përgatitja e saj ka një hap, bluarjen e kokrrave të pjekura të kafesë dhe zierja e tyre me ujë.

Ndërsa kafeja ekspres kalon në disa procese të tjera.

Ndryshimi i parë është koha e pjekjes së kokrrave të kafesë. Kokrrat e kafesë ekspres piqen më gjatë, dhe më pas shtypen dhe siten, për të prodhuar kokrriza në madhësinë e rërës.

Por edhe në përgatitje ndryshojnë pasi në aparate, bëhet largimi i dy mineraleve që ndodhen tek kafeja: kafestoli dhe kaholiani.

Kush nuk duhet të konsumojë kafe turke

Njerëzit që vuajnë nga kolesteroli i lartë apo që kanë në familjen e tyre raste të sëmundjeve të zemrës, këto dy minerale janë vërtet të dëmshme.

Kafja turke përmban 7.2 miligram të kafestolit dhe 5.4 të kaholijanit. Ndërkohë që kafja ekspres përmban vetëm një miligram nga secila substancë.

Related posts

​Aspirina, çfarë përfitoni dhe çfarë rrezikoni

admin

Zbulimi i madh: Njerëzit do të jetojnë deri në 150 vite

admin

A janë të dëmshme perimet e ziera dhe si të ruani lëndët e tyre ushqyese

admin