Një çift burrash homoseksualë që ishin lejuar të adoptonin dy djem në SHBA, po dënohen tashmë për abuzime të rënda seksuale me fëmijët e tyre dhe prodhim pornografie me të mitur, në rastin që ka shokuar vendin dhe politikat liberale për çiftet e të njëjtit seks.
Zachary Zulock e William Zulock u arrestuan në shtator në Oxford, Georgia, pasi policia bëri një kontroll në shtëpinë e tyre ku gjeti prova video për “akte abuzive seksuale ” me fëmijët që ata kishin adoptuar.
Dyshja përballet tashmë me akuza shfrytëzimi seksual të të miturve, prostituim të të miturve, incest, perversite,t që mund të marrin deri në nëntë dënime me burgim të përjetshëm, thuhet në dokumentet e bashkisë vendase .
Ata i refuzojnë akuzat dhe avokati i tyre nuk i përgjigjej interesit të rrjetit vendas Fox News.
Sipas akuzës, djemtë e adoptuar, njëri në klasë të tretë dhe tjetri në klasë të katërt, ishin përdhunuar e abuzuar forcërisht nga dyshja homoseksuale që i kishte adoptuar.
Dokumentet tregonin se abuzimi seksual i fëmijëve nga Zulock datonte prej vitit 2019. Fëmijët ishin adoptuar në vitin 2018 me anë të një “agjencie kristiane adoptimesh” që tashmë është mbyllur, e quajtur “All God’s Children, Inc”, e fokusuar në fëmijët me nevoja të veçanta.
Në një njoftim për shtyp thuhej se policia ra në gjurmë të abuzuesve prej zbulimit të dikujt që “postonte në internet material abuzimi seksual të fëmijëve.”
Më pas ata kuptuan se materiali vinte nga një fëmijë i adoptuar që jetonte në një shtëpi me autorin e abuzimit.
Dy burrat shpërndanin materialet e tyre të abuzimit të rëndë te përdorues të tjerë, në formë imazhesh e videosh, thuhet në dokumentet gjyqësore. /tch