RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Grevë në Itali për rritjen e çmimit të karburantit!

greve-ne-itali-per-rritjen-e-cmimit-te-karburantit!

Pronarët e karburanteve në Itali do të nisin një grevë 48-orëshe nga mbrëmja e së martës deri të enjten, pasi nuk arritën një marrëveshje në 2 mbledhjet e zhvilluara me kryeministren Meloni.

Kryeministrja italiane përsëriti të hënën se nuk do të ndryshojë dekretin e fundit të qeverisë, i cili ndër të tjera kërkon që stacionet e karburanteve të dorëzojnë një bilanc çdo ditë të çmimit mesatar të karburantit në vend.

“Ne kemi mbajtur tashmë dy takime, qeveria nuk i miratoi këto masa për të synuar këtë kategori, por përkundrazi për të treguar se ka shumë profesionistë të ndershëm,” tha Georgia Meloni.

Por pronarët këmbëngulin se rritja e çmimit të karburantit nuk vjen nga fitimi i tyre. Përveç kësaj, ata kujtojnë se qeveria e re nuk ka rinovuar uljen e taksave të miratuar nga qeveria e mëparshme, ajo e Mario Draghit dhe konsiderojnë se ka nisur një fushatë që besojnë se ka për qëllim shpifjen ndaj tyre. /5pyetjet

Related posts

Turqia i përcjell shqetësimin Teheranit për municionin e neutralizuar iranian pranë hapësirës ajrore turke

RTI

Izraeli në gatishmëri për të sulmuar Libanin, IDF jep urdhrin për evakuimin e banorëve nga Bejruti: Largohuni nga ndërtesat e përcaktuara, do godasim së shpejti

admin

Incidenti i Osmanit, kallëzim penal ndaj shefit të sigurimit të kryeparlamentarit Gashi dhe dy policëve

admin