RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Situatë dramatike, Bullgaria tërheq ambasadorin nga Maqedonia e Veriut

situate-dramatike,-bullgaria-terheq-ambasadorin-nga-maqedonia-e-veriut

Ministri i Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Nikollaj Millkov, ka deklaruar se Bullgaria i ka ngrirë bisedimet me BE për integrimin e Maqedonisë së Veriut.

Ai ka thënë se në një kohë të pacaktuar e ka tërhequr edhe ambasadorin bullgar Angel Angellov nga Shkupi, pikërisht për shkak, sic ka thënë ai “gjendja shqetësuese në lidhje me të drejtat e bullgarëve atje dhe eskalimit të krimeve dhe ngjarjeve me gjuhë të urrejtjes në muajt e fundit”.

“Maqedonia në këtë rast, për të vazhduar me rrugën e saj evropiane duhet të respektoj obligimet e ndërmarra nga propozimi evropian. Nuk ka nevojë Bullgaria të bëj diçka, por të siguroj që të respektohen obligimet që Maqedonia i ka ndërmarrë. Në vet propozimin nuk ka afate, ata mund të mos i përmbushin obligimet me dekada, që donë të thotë se nuk do t’i fillojnë bisedimet”, ka thënë Millkov, raporton Shenja.

Related posts

Autoritetet serbe ndaluan festivalin “Mirëdita, dobar dan”, Kurti kritikon vendimin: Serbia shfaqi sërish armiqësinë ndaj paqes dhe pajtimit

admin

Forcat izraelite arrestuan një palestinez në Bregun Perëndimor

admin

Sot në Bruksel zhvillohen takimet e radhës në kuadër të dialogut

Muhamet Ramadani