RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Danimarka propozon shërbimin e detyrueshëm ushtarak për gratë

danimarka-propozon-sherbimin-e-detyrueshem-ushtarak-per-grate

Danimarka propozon që shërbimi ushtarak të bëhet i detyrueshëm për gratë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes, Jakob Ellemann-Jensen njoftoi për mediat lokale planin për ta bërë shërbimin ushtarak të detyrueshëm për gratë në mënyrë që të rritet kapaciteti i ushtrisë.

Ellemann-Jensen tha se përfshirja e grave në forcat e armatosura do ta ndihmonte vendin të përmbushte kërkesat e NATO-s dhe se prania e grave do të jetë “e dobishme” për ushtrinë.

Aktualisht, gratë mund t’i bashkohen ushtrisë vullnetarisht në Danimarkë ndërsa burrat shërbejnë ligjërisht maksimum për 4 muajsh dhe thirren me sistem lotarie.

Related posts

RMV: Qeveria shpalli 30 ditë gjendje krize për shkak të rrezikut nga zjarret

Muhamet Ramadani

Të paktën 22 të vdekur pasi një vinç ndërtimi ra mbi një tren në verilindje të Tajlandës

Muhamet Ramadani

Balla bisedë telefonike me homologun Sveçla: Ngushëllime për efektivin e vrarë

admin