RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajme

Plagosen me armë zjarri dy femra në Fushë Kosovë

plagosen-me-arme-zjarri-dy-femra-ne-fushe-kosove

Dy femra kanë mbetur të plagosura para disa momentesh në Fushë Kosovë.

Rasti është konfirmuar për lajmi.net edhe nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, shkruan lajmi.net.

“Sot rreth orës 11:45, policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ” Besa Besë” në Fushë Kosovë”, ka thënë ajo.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, shton ajo.

“Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se nga një person i dyshuar, me armë zjarri janë plagosur dy persona (të dyja të gjinisë femërore), të cilat janë dërguar për tretman mjekësor”, ka shtuar Ahmeti.

Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar ( i cili është identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit.

Related posts

Fitorja e Kurtit/Politologu: “Vetëvendosje” subjekt serioz, u rrit në këto zgjedhje. Opozita s’mund të fitojë me figura të ricikluara

admin

Zi kombëtare dhe protesta shpërthejnë në Iran pas vrasjes së liderit suprem Khamenei në sulmet SHBA-Izrael

RTI

Omani: Irani pranon të mos grumbullojë uranium të pasuruar në bisedimet me SHBA-në

Muhamet Ramadani