RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sot bëhet publike vlera e koeficientit të pagave

sot-behet-publike-vlera-e-koeficientit-te-pagave

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhje, ndërsa do të bëhet publike vlera e koeficientit të pagave.

Mbledhja e Qeverisë do të mbahet në ora 10:00.

Qeveria e Kosovës kishte paralajmëruar se koeficienti i në kuadër të Ligjit të Pagave do të caktohet brenda muajit janar, ndërkaq Telegrafi mëson se vlera e koeficientit do të bëhet sot publike në mbledhjen e Qeverisë.

Më 22 dhjetor 2022, Ligji për Paga ishte miratuar në Kuvendin e Kosovës, i cili parasheh ndryshim të pagave për punëtorët e sektorit publik, ndërsa më 4 janar ishte dekretuar nga Presidenca.

Vlera e koeficientit të pagave pritet që të dërgohet për miratim në Kuvend.

Opozita tërë këtë proces e ka quajtur jo-transparent.

Për shefin e Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri procesi i përcaktimit të koeficientit të pagave është jo-transparent.

“Këtë proces e ka karakterizuar një proces jo-transparent. Pra, përcaktimi i koeficientit të pagave do të duhej të mendohej si një debat i gjerë ndërmjet Qeverisë dhe akterëve të ndryshëm të shoqërisë, grupeve të interesit dhe përfaqësuesve të sindikatave”, ishte shprehur Tahiri.

Por, ministri i Financave, Hekuran Murati kishte thënë se çështja e koeficientit për Ligjin e Pagave nuk është duke u mbajtur fshehtë.

Murati përmes një konference për media ka thënë se vlera e koeficientit është duke u përllogaritur nga informatat që vijnë nga organizata të caktuara.

“Disa çështje i takojnë dikastereve të tjerë, ekipet po punojnë në aktet nënligjore. Edhe për koeficientin dhe tema tjera do të përditësohen. Koeficienti nuk është duke u mbajtur fshehur. Po përllogaritet ashtu siç vijnë informatat në organizatat buxhetore”, është shprehur Murati.

Kujtojmë se, opozita ashtu dhe sindikatat në vend kanë kërkuar që koeficienti i pagave të mos jetë më i vogël se 120 euro.

Koeficienti më i lartë, pra 18 i takon vetëm presidentit të Kosovës, niveli 17.5 i takon kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, deri sa koeficienti 17 i takon kryetarit të Kuvendit dhe shefit të Qeverisë. Derisa koeficienti më i ulët është 2 dhe ai iu takon pozitave për rekrut/kadet të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kadet policor, doganor dhe korrektues.

Related posts

Rritet në 53 numri i viktimave nga zjarret në Hawaii

admin

“Ata që djegin Kuranin janë ‘idiotë të dobishëm’ për ata që dëshirojnë të përçajnë Suedinë”

admin

Spanjollët votojnë në zgjedhjet që mund ta sjellin të djathtën në pushtet

admin