RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia paralajmëron Izraelin se dërgimi i armëve në Ukrainë do të “përshkallëzojë krizën”

rusia-paralajmeron-izraelin-se-dergimi-i-armeve-ne-ukraine-do-te-“pershkallezoje-krizen”

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova paralajmëroi Izraelin se dërgimi i armëve në Ukrainë do të “përshkallëzojë krizën”, raporton Anadolu.

Në një konferencë për media në Moskë, Zakharova iu përgjigj pyetjes së gazetarit të AA-së lidhur me planet e Izraelit për t’i dhënë ndihmë ushtarake Ukrainës.

Në përgjigjen e saj, Zakharova tha se ata nuk i ndajnë vendet sipas parimit gjeografik në lidhje me dërgesat e armëve në Ukrainë.

“Të gjitha vendet që dërgojnë armë (Ukrainës) duhet të kuptojnë se këto armë do t’i konsiderojmë si objektiva legjitime për Forcat e Armatosura të Rusisë. Pozicioni ynë dihet mirë. Duhet pranuar se çdo përpjekje për të siguruar armë shtesë ose të reja, do të shkaktojë përshkallëzimin e krizës. Të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë”, tha ajo.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, në një intervistë për televizionin amerikan CNN tha se “po shqyrtojnë ndihmën ushtarake për Ukrainën” dhe se “kanë kaluar në veprim kundër prodhimit të armëve të Iranit”.

Related posts

Pedagogia: Kam hequr dorë nga profesioni për të qenë afër fëmijëve

admin

Popullsia e BE-së pritet të tkurret me 6% deri në vitin 2100

rezart morina

Astronauti i parë arab që ecën në hapësirë, Al Nayad bën historinë për vendin e tij

rezart morina