RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Çmimi i derivateve në Kosovë pritet të pësojë rënie

cmimi-i-derivateve-ne-kosove-pritet-te-pesoje-renie

Ditëve në vijim pritet të ketë rënie të çmimit të derivateve në Kosovë.

Kështu ka konfirmuar për Telegrafin kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani.

Kjo pasi siç ka thënë ai, ka rënie të çmimit në Berëzën Ndërkombëtare dhe kjo po reflekton edhe në Kosovë.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani

Berjani tutje ka bërë të ditur se këtë të shtunë çmimet e derivateve janë: Dizelli 1.44 euro deri në 1.51 euro, ndërsa benzina 1.30 euro deri 1.38 euro.

“Çmimet dhe tregu pritet të stabilizohet nga muaji mars sipas informatave nga organizata prodhuese OPEC”, ka përfunduar ai.

Ndryshe, rritja e çmimeve të naftës dhe benzinës në Kosovë vitin e kaluar ka shënuar nivelin më të lartë në 20 vjetët e fundit, sipas Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës.

Për shkak të lëvizjes së shpeshtë të çmimeve, ka pasur dyshime se naftëtarët po i kurdisin çmimet.

Kurdisja e çmimeve ose marrëveshja për nivelizimin e çmimeve, është e ndaluar me Ligjin për mbrojtjen e konkurrencës në Kosovë.

Related posts

Disa emigrantë, përfshirë një fëmijë, humbin jetën në përpjekje për të kaluar Kanalin Anglez

Muhamet Ramadani

Ushtria izraelite paralajmëron një fshat në jug të Libanit të evakuohet para sulmit

RTI

Shkup, mbahet bashkëbisedimi me temë “Ndërtimi i Botës së Re: Ura Akademike dhe Kulturore për Rininë e Ballkanit”

admin