RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetTurqi

Presidentja Osmani autorizon dërgimin e FSK-së në Turqi

presidentja-osmani-autorizon-dergimin-e-fsk-se-ne-turqi

Presidentja Vjosa Osmani ka autorizuar dërgimin e trupave të FSK-së në Turqi, pas tërmeteve të njëpasnjëshme në këtë vend që i morën jetën qindra qytetarëve.

Këtë vendim ajo e ka marrë nën cilësinë e komandantes supreme.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në cilësinë e komandantes supreme, në pajtim me kompetencat saj kushtetuese, ka nënshkruar autorizimin për dërgimin e trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës në operacion ndërkombëtar humanitar në Republikën e Turqisë për t’i mbështetur përpjekjet e autoriteteve turke për tejkalimin e pasojave tragjike të tërmeteve të sotme”, thuhet në një komunikatë.

Tutje e para e shtetit njoftohet se ka shprehur solidaritet të plotë me popullin e Turqisë dhe ka deklaruar se Republika e Kosovës do të vazhdojë të ofrojë mbështetjen e nevojshme.

Related posts

Guterres i bën thirrje OKB-së të shqyrtojë vendosjen e forcës në Haiti

admin

QUINT-i: Autoritetet e Kosovës të zmbrapsen menjëherë

rezart morina

“Nata e Zjarreve“ në Prekaz: Ndizen flakadanët e lirisë

admin