Është hera e dytë radhazi që i pari i NISMËS, Fatmir Limaj, po viziton ish-presidentin Hashim Thaçi, dhe ish-kryekuvendarin, Kadri Veseli, në Hagë.
Ai sot u takua edhe me Rexhep Selimin, Nasim Haradinajn, Hysni Gucatin e Pjetër Shalën, të cilët i uroi me rastin e vigjiljes së 15 vjetorit të pavarësisë.
“Kjo është sprova e radhës e tyre, dhe siç janë të bindur ata në triumfin e drejtësisë, ashtu jemi të bindur edhe ne se do të dalin fitimtarë e faqëbardhë nga ky proces gjyqësor” tha mes të tjerash Limaj.
Por, a po përgatitet ai për një rikthim të mundshëm në Partinë Demokratike të Kosovës?
Ky është postimi i plotë:
Emocion i veçantë që në vigjilie të 15-vjetorit të pavarësisë, t’i vizitoj dhe t’i uroj për këtë përvjetor themeluesit e UÇK-së, shpallësit e pavarësisë dhe shtetndërtimit.
Miqtë dhe bashkëluftetarët e mi, Jakup Krasniqin, Hashim Thaçin, Kadri Veselin Rexhep Selimin, Nasim Haradinajn, Hysni Gucatin e Pjetër Shalen.
Kjo është sprova e radhës e tyre, dhe siç janë të bindur ata në triumfin e drejtësisë, ashtu jemi të bindur edhe ne se do të dalin fitimtarë e faqëbardhë nga ky proces gjyqësor.