RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetTurqi

Tri familje nga Kosova ishin në zonën e tërmetit në Turqi, ambasadori tregon gjendjen e tyre

tri-familje-nga-kosova-ishin-ne-zonen-e-termetit-ne-turqi,-ambasadori-tregon-gjendjen-e-tyre

E hëna që lamë pas ishte tejet e rëndë për Turqinë, Sirinë por edhe gjithë botën në përgjithësi.

Tërmetet e fuqishme të cilat goditën këto dy vende morën jetën e mijëra njerëzve.

Mbi 11 mijë e 200 persona janë konfirmuar se humbën jetën si pasojë e tërmeteve, ndërsa mijëra të tjerë janë të lënduar.

Përpos kësaj, ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë punën e tyre për ditë të tëra në mënyrë që të arrihet të shpëtohen njerëz të shumtë që po vazhdojnë të jenë nën rrënoja.

Në lidhje me këtë situatë të krijuar në Turqi, lajmi.net ka kontaktuar ambasadorin e Kosovës në Turqi, Agon Vrenezi.

Vrenezi ka theksuar se Ambasada e Kosovës në Ankara me datë 6 dhe 7 shkurt ka kontaktuar me tri familje që kanë qenë në zonat e prekura nga tërmeti, e që fatmirësisht të gjithë kanë shpëtuar pa lëndime dhe janë larguar nga zonat e rrezikuara.

Po ashtu ambasadori Vrenezi tha se sot kanë kontaktuar edhe me një shtetas që ka arritur të shpëtojë pa lëndime dhe tashmë është kthyer në Kosovë.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara me datë 6 dhe 7 shkurt ka kontaktuar me tre familje që kanë qenë në zonat e prekura nga tërmeti. Fatmirësisht të gjithë kanë shpëtuar pa lëndime dhe janë larguar nga zona e rrezikshme. Sot kemi kontaktuar edhe me një shtetas që ka arritur të shpëtoj pa lëndime dhe tashmë është kthyer në Kosovë”,tha ai.

Ambasadori i Kosovës në Turqi, Vrenezi theksoi se në ditët në vijim do të përpiqen në vazhdimësi që të hulumtojmë nëse kemi shtetas tanë në atë pjesë të Turqisë.

Ai gjithashtu tha se gjendja është shumë e rëndë në zonat e prekura nga tërmeti.

“Gjendja e përgjithshme në dhjetë provincat e goditura nga dy tërmetet të datës 6 shkurt është shumë e rëndë. Dje është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për një periudhë tremujore në këto 10 provinca në pjesën jugore dhe juglindore të Turqisë”,shtoi ai.

Sipas tij, tani është një garë me kohën, ku çdo minutë apo orë që kalon shanset për t’i gjetur të gjallë të mbijetuarit zvogëlohen.

“Tani është një garë me kohën. Çdo minutë, çdo orë që kalon, shanset për të gjetur të mbijetuar të gjallë zvogëlohen. Pasgoditjet e vazhdueshme, kushtet e rënda të dimrit, dëmtimet në rrugë, furnizimet me energji elektrike, komunikimet dhe infrastrukturën tjetër vazhdojnë të pengojnë qasjen dhe përpjekjet e tjera të ekipeve të kërkim-shpëtimit në mesin e të cilëve janë edhe pjesëtarët e FSK-së”,tha ai.

Ndryshe gjatë të hënës pasdite, institucionet e Kosovës morën vendim që të dërgojnë në Turqi ekipet e kërkim-shpëtimit në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Bashk me ushtarët e vendit në Turqi kanë shkuar edhe mjekë e infermierë të shumtë, në mënyrë që t’u dalin në ndihmë të gjithë qytetarëve të prekur nga tërmeti i fuqishëm atje.

Për disa ditë me radhë, gjendja e vendeve të prekura nga këto tërmete është shumë e rëndë.

Krerët e shtetit të Kosovës kanë ngushëlluar familjarët dhe shtetin e Turqisë për të gjitha viktimat. Gjatë ditës së sotme në Kosovë është shpallur ditë zie, ndërsa objekti i Qeverisë së Kosovës pritet të mbulohet me ngjyrat e flamurit turk në nderim të viktimave të kësaj ngjarje tejet tragjike.

Vetëm në Turqi deri më tani janë konfirmuar 8 mijë e 574 viktima nga ky tërmet, ndërsa presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan tashmë ka udhëtuar në zonat e prekura nga tërmeti.

Ai pritet që të vizitojë Kahramanmaras, Hatay dhe Pazarcik që ishin edhe zonat më të prekura nga dridhjet e tokës.

Drejt Turqisë janë nisur ekipe të shumta të kërkim-shpëtimit nga vende të ndryshme të botës të cilët kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar shtetin turk.

Ndryshe sot është raportuar se tri viktima me origjinë shqiptare janë gjetur nën rrënoja, si pasojë e tërmetit tragjik që goditi Turqinë me 6 shkurt.

Sipas Euronews, bëhet fjalë për dy prindërit dhe djalin e tyre, trupat e të cilave janë gjetur të pajetë në mëngjesin e sotëm dhe janë nxjerrë nga rrënojat me ndihmën e ekipit të kërkim-shpëtimit.

Related posts

Qindra hebrenj fanatikë bastisën xhaminë Al-Aksa

admin

Bjellorusia vendosi forca shtesë mbrojtëse në kufirin me Ukrainën, Lukashenko jep garanci: Nuk do të lejoj asnjë përleshje

admin

Gjykata në Bosnje konfirmon aktakuzën ndaj Dodikut

rezart morina