RTV AHIRETI
Lajme

Në një xhami në Prizren mblidhen mbi 2.200 euro dhe stoli ari për të prekurit nga tërmetet në Türkiye

ne-nje-xhami-ne-prizren-mblidhen-mbi-2.200-euro-dhe-stoli-ari-per-te-prekurit-nga-termetet-ne-turkiye

Në Xhaminë Sejdi Beg, një nga xhamitë më të vjetra të qytetit të Prizrenit, janë tubuar mbi 2.200 euro dhe stoli ari pas një ligjërate javore të grave për të prekurit nga tërmetet e fuqishme që goditën Türkiye-n jugore të hënën, transmeton Anadolu.

Siç njoftohet, në xhami është mbajtur ligjërata javore me hafëzen Cansu Drangoy, ndërsa pas ligjëratës është kërkuar ndihmë për të prekurit nga tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë.

Disa gra dhe vajza humanitare kanë hequr stolitë e tyre të arit dhe i kanë dhuruar si ndihmë për të prekurit nga tërmeti.

Bëhet e ditur se një palë vathë ari, një unazë ari, një lirë ari, 100 lira turke dhe 2.221,75 euro ka qenë vlera totale e ndihmës së grumbulluar nga personat që ishin në këtë xhami.

Tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6, me qendër në provincën Kahramanmaraş, goditën dhjetë provinca dhe prekën më shumë se 13 milionë njerëz.

Tërmeti ka prekur edhe disa vende të rajonit, përfshirë Sirinë dhe Libanin.

Related posts

Forcat izraelite gjatë natës vranë 5 palestinezë, përshirë një fëmijë në Bregun Perëndimor

rezart morina

Zgjedhjet në Evropë në kohën e krizës demografike! Frikë për pjesëmarrje të ulët në votime

admin

Nesër ceremonia mortore për presidentin e ndjerë iranian Raisi

RTI