RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Kina dërgon furnizime humanitare në Turqi pas tërmeteve

kina-dergon-furnizime-humanitare-ne-turqi-pas-termeteve

Kina dërgoi sot grupin e parë të ndihmës humanitare në zonat e shkatërruara nga tërmeti në Turqinë jugore, transmeton Anadolu.

Ndihma, e cila përfshin 40.000 batanije, u nis herët këtë mëngjes nga Shangai për në Turqi, njoftoi Agjencia e Lajmeve Xinhua, duke cituar një deklaratë nga Agjencia e Zhvillimit dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Kinës (CIDCA).

Në deklaratën nga CIDCA thuhet se Kina do të dërgojë furnizime shtesë në ditët në vijim, duke përfshirë 1.000 grupe tendash pambuku, makina elektrokardiografike, diagnostikime me ultratinguj, automjete transporti mjekësor dhe shtretër spitalorë manualë.

Një ekip kinez i kërkim-shpëtimit prej 26 anëtarësh fluturoi të martën, një ditë pasi tërmeti me magnitudë 7,7 goditi Turqinë jugore, me qendër në provincën Kahramanmaraş, i ndjekur nga një tërmet me magnitudë 7,6 rreth nëntë orë më vonë.

Sipas shifrave të fundit, nga tërmeti që preku 10 provinca në Turqi jetën kanë humbur mbi 20.600 njerëz, kurse mbi 80.000 janë lënduar.

Related posts

Dyshimet për dallavere me rezervat shtetërore, nis seanca gjyqësore

Muhamet Ramadani

Komisioni Evropian do të rekomandojë nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje e Hercegovinën, disa shtete ende skeptikë ndaj vendimit

admin

Gaza, familjet e zhvendosura kthehen në shtëpitë e dëmtuara ndërsa shiu përmbyt kampet

RTI