RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Mehaj takon Stoltenbergun: Kosova e gatshme të strehojë 5 mijë refugjatë ukrainas

mehaj-takon-stoltenbergun:-kosova-e-gatshme-te-strehoje-5-mije-refugjate-ukrainas

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se sot ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Mehaj, i cili në Bruksel ka marrë pjesë në takimin e nëntë të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, ku pjesëmarrëse kanë qenë 54 shtete, ka bërë të ditur se Stoltenbergut i ka shprehur gatishmërinë që në çdo kohë në Kosovë të strehohen 5000 refugjatë ukrainas.

“Mes të tjerash Stoltenberg gjatë fjalimit të tij tha se nuk kemi kohë për të humbur, dhe se përmes shpejtësisë së veprimeve tona do të shpëtojmë jetë. Jam plotësisht dakord me këtë, andaj edhe gjatë takimeve që bashkë Gjenerallejtënant Jasharin kisha me Stolterberg, Ministrin e Mbrojtjes të Kroacisë, Ministren e Mbrojtjes së Letonisë, Ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në NATO , Visho Ajazi Lika edhe një herë shpreha gatishmërinë tonë si Qeveri e si Ministri e Mbrojtjes që në çdo kohë të strehojmë 5000 refugjatë ukrainas, e po ashtu të ofrojmë mbështetjen përmes trajnimit të ushtarakëve ukrainas në fushën e deminimit, kërkim-shpëtimit dhe eliminimit të materieve të rrezikshme. Si një shtet që jemi përballur me një agresor të tillë me mentalitet okupues e gjenocidal, e kuptojmë shumë mirë luftën e popullit ukrainas për liri, e gjithashtu rolin e pazëvendësueshëm që ka faktori ndërkombëtar në këtë mes, ndihma që mund të shpëtoj jetë e t’i jep fund terrorit.”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Ai ka shtuar se Kosova është me popullin ukrainas dhe do të ofrojë “çdo ndihmë që është brenda kapaciteteve tona”.

Related posts

“Nuk kisha aspak besim!”- Udhëtimi tragjik i nëndetëses Titan, ish-drejtori i kompanisë: Shumë hapa gjatë ndërtimit u anashkaluan! Askush nuk kishte përvojë

admin

Kroacia dërgon ushtrinë në kufi me Serbinë për “arsye sigurie”

rezart morina

Putini konfirmon vizitën në Turqi

rezart morina