RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Në Evropë bie çmimi i gazit

ne-evrope-bie-cmimi-i-gazit

Çmimi i gazit natyror në Evropë më 17 shkurt ka rënë nën 50 euro, për herë të parë në pothuajse një vit e gjysmë.

Çmimi i gazit standard në Dutch TTF ka rënë në 48.775 euro për litër.

Ky nivel i çmimit për herë të fundit kishte qenë në gusht të vitit 2021, që i bie se është pothuajse shtatë herë më i ulët sesa çmimet e larta për gaz që ishin pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës pothuajse një vit më parë, shkruan REL.

“Çmimet e gazit evropian kanë rënë për 50 për qind që nga nëntori i vitit të kaluar falë motit të nxehtë… konkurrencës me Kinën kur në këtë shtet ishte ende në fuqi strategjia Zero-Covid”, ka thënë analisti nga UniCredit, Edoardo Campenella.

Kina hoqi kufizimet ndaj pandemisë së koronavirusit në dhjetorin e vitit të kaluar, por ky shtet ende nuk ka rritur kërkesat e saj për gaz.

Pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, shtetet perëndimore janë detyruar që të furnizohen me gaz nga shtete të tjera, jo nga Rusia, që është një prodhuese e madhe e këtij produkti.

Që atëherë, Norvegjia është bërë furnizuesja kryesore e Evropës me gaz.

Konflikti në Ukrainë ka shkaktuar trazira në ekonominë globale, duke rritur çmimet e energjisë dhe inflacionin. /dukagjini

Related posts

Kryeministri Albanese pas të shtënave në plazh: Nuk ka vend për dhunë urrejtjeje në Australi

admin

13 palestinezë të vrarë në sulmet izraelite në Gaza, mes tyre dy fëmijë dhe një grua shtatzënë

Hevzi

Intervistohen disa të dyshuar për falsifikim të rezultateve në Obiliq

Hevzi