RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Stoltenberg: Pa NATO-n Evropa mbetet jo e sigurt

stoltenberg:-pa-nato-n-evropa-mbetet-jo-e-sigurt

Nuk ka siguri në Evropë pa NATO-n dhe e vetmja mënyrë për të garantuar sigurinë është fakti që Europa dhe SHBA janë bashkë në NATO, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pas mbërritjes në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

”NATO do të qëndrojë pranë ukrainasve për aq kohë sa duhet, ne nuk do ta lejojmë Putinin të fitojë konfliktin”, përsëriti Stoltenberg duke theksuar se siguria është një çështje globale dhe çfarë ndodh në Evropë ka implikime në Azi dhe anasjelltas.

”Nëse Putini do të fitonte në Ukrainë kjo do të ndikonte në llogaritë që bëjnë në Pekin”, paralajmëroi ai.

Për faktin se lufta mund të përfundojë vetëm në tryezën e bisedimeve, Stoltenberg kujtoi se negociatat ndikohen nga ajo që ndodh në fushën e betejës dhe se për këtë arsye duhej mbështetje për Kievin në mënyrë që të mundet të shkojë në bisedimet e paqes nga pozicioni i forcës, në mënyrë që të detyrojë Putinin për një paqe të qëndrueshme. /atsh

Related posts

Izraeli merr pjesë në bisedime për armëpushim dhe lirimin e pengjeve, OKB ngre alarmin: Kriza e urisë në Gazë po përkeqësohet

admin

Presidenti egjiptian pas rizgjedhjes: Lufta e Gazës “kërcënim i madh” për sigurinë kombëtare të Egjiptit

rezart morina

Nis ndërtimi i kolektorit në lagjen “Kalabria”

rezart morina