RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, ka përgëzuar ratifikimin e marrëveshjeve të procesit të Berlinit

ambasadori-i-gjermanise-ne-kosove,-ka-pergezuar-ratifikimin-e-marreveshjeve-te-procesit-te-berlinit

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka përgëzuar ratifikimin e tri marrëveshjeve ndërkombëtare nga Kuvendi i Kosovës, të cilat ishin nënshkruar në Procesin e Berlinit.

Ai ka thënë se marrëveshjet do të sjellin përfitime për qytetarët e Kosovës.

“Do të nxisin masivisht integrimin rajonal të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe do t’i sjellin ato një hap më afër BE-së. Procesi i Berlinit po tregon rezultate.” – ka shkruar ai në Twitter.

Ndryshe, me 83 vota,deputetët e Kuvendit të Kosovës ratifikuan marrëveshjen për Lëvizjen e Lirë me Letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor, konkretisht me Bosnjën dhe Hercegovinën.

Gjithashtu, Kuvendi ratifikoi edhe marrëveshjen për Njohjen e Kualifikimeve të Arsimit të Lartë në Ballkanin Perëndimor.

Ndërkaq, më 84 vota, Kuvendi ratifikoi edhe marrëveshjen për Njohjen e Kualifikimeve Profesionale të Mjekëve, Stomatologëve dhe Arkitektëve në kontekstin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore.

Kujtojmë se vitin e kaluar në Procesin e Berlinit gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor arritën këto marrëveshje në kuadër të Procesit të Berlinit.

Related posts

“Forcat ruse janë shumë të dobëta për të parandaluar sulmet ukrainase”

admin

“Askush si Maduro s’do jetë më i qetë”- Ish-deputeti i PD: Regjimet janë të destinuara të bien! Bëri aleanca me kartelet e drogës dhe krimin, Shqipëria e ngjashme me Venezuelën

admin

Kryeministri suedez: Provokimet kundër Turqisë dhe Islamit janë të rrezikshme për sigurinë

Muhamet Ramadani