RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Hatay: Pas tërmetit të 6 shkurtit lindën 205 foshnja

hatay:-pas-termetit-te-6-shkurtit-linden-205-foshnja

Për shkak të fatkeqësisë, kapacitetet e spitaleve në provincën Hatay janë përmirësuar nga 250 deri në 400 dhe operohet me mjekë, infermierë dhe vullnetarë nga i gjithë vendi.

 

Pas tërmetit fatal të 6 shkurtit, në rrethin Dortyol në Hatay kanë lindur 205 foshnja në një spital të ndërtuar me izolatorë sizmikë, të cilët i mbronin nga ndikimi i tërmetit.

Për shkak të fatkeqësisë, kapacitetet e spitaleve janë përmirësuar nga 250 deri në 400 dhe operohet me mjekë, infermierë dhe vullnetarë nga i gjithë vendi.

Hatay: Pas tërmetit të 6 shkurtit lindën 205 foshnja. AA

Më 6 shkurt, një tërmet i fortë 7,7, me epiqendër në qarkun Pazarcik, tronditi Kahramanmaraşin dhe tronditi fuqishëm disa provinca, edhe atë: Gaziantep, Sanliurfa, Diyarbakir, Adana, Adiyaman, Malatya, Osmaniye, Hatay, Kilis dhe Elazig. Më vonë, në orën 13:24. (1024 GMT), një tërmet me magnitudë 7,6 me epiqendër në qarkun Elbistan të Kahramanmaraşit goditi rajonin. Më vonë, më 20 shkurt, vetëm dy javë pasi tërmetet tronditën provincën më jugore të Hatay të Turqisë, një tërmet tjetër i fuqishëm e goditi rajonin, nga i cili ndërruan jetë gjashtë viktima.

Related posts

Erdoğan: Ndaloni vrasjen e grave dhe fëmijëve të pafuqishëm në Gaza

Muhamet Ramadani

Kryeministri Rama: Turqia është çelësi i stabilitetit të Evropës

admin

Egjipti do të presë takim të ndërmjetësve për zbatimin e armëpushimit në Gaza

Kushtrim Guraj