RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Presidenti Erdoğan takon anëtarët e presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës

presidenti-erdogan-takon-anetaret-e-presidences-se-bosnje-dhe-hercegovines

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan u takua sot në Istanbul me anëtarët e Këshillit Presidencial të Bosnjë dhe Hercegovinës për bisedime, raporton Anadolu.

Erdoğan dhe anëtari kroat Zhelko Komshiq, anëtarja serbe Zhelka Cvijanoviq dhe anëtari boshnjak Denis Beqiroviq mbajtën një takim me dyer të mbyllura në rezidencën Vahdettin, njoftoi Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës turke.

Nuk janë publikuar informacione të mëtejshme për takimin, i cili vjen pas dy tërmeteve të forta që tronditën Turqinë jugore më 6 shkurt.

Turqia ka pranuar ngushëllime dhe mesazhe solidariteti nga e gjithë bota, ndërsa shumë vende kanë dërguar ekipe shpëtimi dhe ndihmë, përfshirë Bosnjë dhe Hercegovinën.

Related posts

Aksion i Policisë në Shqipëri: Mbi 200 të të arrestuar sekuestrohet kokainë e para

rezart morina

Veriu i Kosovës mbetet i barrikaduar

admin

Hapja e Urës së Ibrit, situata e sigurisë në Kosovë e rajon shqetëson NATO-n

admin