Regina Mason e dinte se donte të punonte me të moshuarit pasi kujdesej për gjyshen e saj me alzheimer. Kjo përvojë e bëri atë që të ndiqte shkollën e infermierisë dhe të krijoi një karrierë 30-vjeçare të infermierisë. Mason e dinte se “ishte një përshtatje ideale” kur ajo pati mundësinë të bashkohej me ekipin e infermierisë në Mercy LIFE – West Philadelphia.
Si mund ta dinë infermierët e tjerë që kjo karrierë është për ta? Si munden infermierët që punojnë tani në këtë fushë të ndihen të inkurajuar jo vetëm të vazhdojnë, por edhe të jenë shumë të sukseshëm në fushën e tyre? AkademiPune ua përcjell disa këshilla të Mason.
1.Gërmoni thellë
Për të gjetur destinacionin e duhur në udhëtimet e tyre të karrierës, infermierët duhet të zhvillojnë një aftësi për t’ia rikujtuar vetes arsyen se përse janë futur në infermiere dhe për arsyet që i bëjnë ata të largohen nga kjo fushë.
“Unë besoj se për të gjetur rrugën e duhur të karrierës, duhet të kërkosh thellë brenda për të gjetur atë që të motivon dhe më e rëndësishmja për atë që jeni të apasionuar” tha Mason. “Unë kam qenë e motivuar nga përvoja ime e fëmijërisë. Në rininë time, unë kam qenë gjithmonë e rrethuar nga të moshuarve dhe kam vlerësuar pasurinë e njohurive dhe mençurisë që ata kishin për të ndarë.
“Çfarëdo që ju motivon dhe ju shtyn, do t’ju mbajë në rrugën e përmbushjes së qëllimeve tuaja.”
Përtej motivimit për të pasur sukses në kujdesin gerontologjik, infermierët duhet të kenë gjithashtu një nivel të mprehtë të “durimi, dhembshurisë dhe aftësive të mira të dëgjimit aktiv”. Këto tipare, tha ajo, jo vetëm që do të jenë të dobishme, por janë “kritike për t’u kujdesur me sukses për të moshuarit”.
2.Lundroni në të pashmangshmen
Sfidat kryesore me të cilat përballen ata që kujdesen për të moshuarit zakonisht lindin nga çështjet e që vijnë si pasojë e moshës së shtyrë.
“Të jesh proaktiv dhe të kesh diskutime në lidhje me kujdesin në fund të jetës është e vështirë për të moshuarit, familjet e tyre dhe ofruesit e kujdesit shëndetësor”, tha Mason.
“Kur individët janë në mes të një krize, është shumë e vështirë të marrësh vendime”, ka thënë tutje ajo. Andaj duhet ta pranoni këtë fakt dhe të jepni më të mirën e mundshme.
3.Bashkëpunimi është i rëndësishëm
Sipas saj kujdesi për të moshuarit mund të jetë i mundimshëm edhe për infermierët më me përvojë ndonjëherë. Për të pasur sukses në kujdesin për të moshuarit, infermierët duhet të kuptojnë se nuk i kanë të gjitha përgjigjet.
“Infermieret nuk mund ta mbajnë ngarkesën vetëm,” tha Mason. Për t’u ofruar të moshuarve kujdesin që ata kanë nevojë dhe meritojnë, në çdo rol dhe disiplinë kërkohet për të ecur së bashku. Sipas saj të gjithë që janë të përfshirë në kujdesin e një të moshuar/e duhet të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin që të ecin së bashku për t’ia dal me sukses.