RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB: Epidemia e kolerës ka marrë përmasa ‘shqetësuese’ në 11 vende të Afrikës

okb:-epidemia-e-koleres-ka-marre-permasa-‘shqetesuese’-ne-11-vende-te-afrikes

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) njoftoi se epidemia e kolerës ka marrë përmasa “shqetësuese” në 11 vende afrikane, transmeton Anadolu.

Lieke van de Wiel, Zëvendësdrejtoreshë Rajonale e Fondit të OKB-së për Fëmijët (UNICEF), në një deklaratë tërhoqi vëmendjen për epideminë e kolerës, veçanërisht në jug të Afrikës.

Wiel tha se epidemia ka marrë përmasa “shqetësuese” në 11 vende të Afrikës.

Duke thënë se Malavi dhe Mozambiku janë ndër vendet më të prekura nga epidemia, Wiel deklaroi se nuk e kishin parashikuar që epidemia të ishte kaq vdekjeprurëse dhe e përhapur.

Ndër vendet afrikane, Burundi, Kameruni, Republika Demokratike e Kongos, Etiopia, Republika e Afrikës së Jugut, Mozambiku, Nigeria, Kenia dhe Somalia janë ndër vendet më të prekura nga epidemia e kolerës.

Kolera, e cila shkaktohet nga bakteri “Vibrio” dhe transmetohet përmes ushqimit dhe ujit, shkakton diarre të rëndë dhe dehidrim në trup. Sëmundja mund të jetë fatale nëse nuk trajtohet.

Pamundësia për të plotësuar nevojën për ujë të pastër dhe për të ofruar ndërhyrje të menjëhershme dhe efektive mjekësore rrisin rrezikun e sëmundjes dhe vdekshmërisë.

Related posts

DnV: Rritet interesimi i qytetarëve për të votuar, procesi në përgjithësi i qetë

admin

Propozim sekret rus për SHBA: Ndaloni ndihmat për Kievin, ne ndalojmë inteligjencën për Iranin

admin

FIFA: Në Gaza do të ndërtohen 50 fusha mini-futbolli dhe stadium kombëtar me kapacitet prej 20 mijë vendesh

admin