RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kreu i OBSH-së: Të hulumtohen të gjitha hipotezat për origjinën e COVID-19

kreu-i-obsh-se:-te-hulumtohen-te-gjitha-hipotezat-per-origjinen-e-covid-19

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus deklaroi se të gjitha hipotezat për origjinën e COVID-19 duhet të hulumtohen.

Në një raport të klasifikuar në SHBA, dyshohet se pandemia mund të kishte dalë nga një laboratori kinez, duke rritur presionin mbi OBSH-në për të dalë me përgjigje.

Pekini mohon vlerësimin që së shpejti mund të bëhet publik pasi Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA votoi këtë javë për ta deklasifikuar atë, shkruan Reuters.

“Kuptimi i origjinës së COVID19 dhe eksplorimi i të gjitha hipotezave mbetet: një imperativ shkencor, për të na ndihmuar të parandalojmë shpërthimet e ardhshme dhe një imperativ moral, për hir të miliona njerëzve që vdiqën,” u shpreh Ghebreyesus përmes një postimi në rrjetet sociale.

Në vitin 2021, një ekip i udhëhequr nga OBSH qëndroi në Wuhan të Kinës ku u raportuan rastet e para njerëzore dhe tha në një raport të përbashkët se virusi ndoshta ishte transmetuar nga lakuriqët te njerëzit përmes një kafshe tjetër, por nevojiteshin kërkime të mëtejshme.

Që atëherë, OBSH ka krijuar një grup këshillimor shkencor për patogjenët e rrezikshëm, por ende nuk ka arritur në ndonjë përfundim se si filloi pandemia, duke thënë se pjesët kryesore të të dhënave mungojnë. /abcnews

Related posts

OKB: 34 milionë afganë jetojnë në varfëri nën sundimin e talebanëve

Muhamet Ramadani

Osmani pjesëmarrëse në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike në Parisë

Muhamet Ramadani

Osmani: Posa drafti i Asociacionit të ndodhet në Kushtetuese, do t’i dërgoj komentet e mia

Muhamet Ramadani