RTV AHIRETI
Shëndetësi

Si të kuptoni që pula e papjekur është prishur

si-te-kuptoni-qe-pula-e-papjekur-eshte-prishur

Pula është një nga ushqimet që shkakton lehtë helmimin. Por, si të kuptoni ju që një pulë e papërgatitur është e prishur.

E para gjë që ju duhet të bëni është të kontrolloni datën e skadencës.

Ky është një kontroll që duhet ta keni vëth në vesh, për të gjitha ushqimet.

Asnjëherë mos blini produkte pa kontrolluar datën e skadimit. Nëse ka kaluar data, mishi është i dëmshëm.

Një mënyrë tjetër për të parë nëse mishi i pulës është prishur, është përdorimi i shqisave tuaja.

Një pulë e freskët nuk ka erë të keqe dhe as ngjyrë të çuditshme.

Kur mishi i pulës është i prishur aroma e tij është e thartë, ndërsa ngjyra ndryshon nga roza në gri.

Gjithashtu, nëse lëkura e pulës ka një lëng si ngjitës, mishi është prishur.

Related posts

Ju ka ndryshuar ngjyra e thonjve? Ja çfarë tregon kjo për shëndetin tënd

admin

Për kocka, mëlçi dhe lëkurë të shëndetshme hani vezë

Muhamet Ramadani

Pini më shumë kafe për ta zvogëluar deri në 44 për qind rrezikun e cerozës në mëlçi

Muhamet Ramadani