RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Argjentinë, zjarret djegin mijëra hektarë pyje – VIDEO

argjentine,-zjarret-djegin-mijera-hektare-pyje-–-video

Në zjarret pyjore që ishin efektive në perëndim të kryeqytetit të Argjentinës, Buenos Aires, është djegur një sipërfaqe prej 3.000 hektarësh, transmeton Anadolu.

Sipas mediave argjentinase, vijon puna për shuarjen e zjarreve në pyje të nisura në veri të provincës Corrientes.

Zëvendësdrejtori i Mbrojtjes Civile dhe koordinatori i Komandës së Operacioneve Emergjente (COE), Bruno Lovinson tha se zjarri nuk mund të vihet ende nën kontroll. “Zjarri është efektiv në një zonë shumë të gjerë. Puna vazhdon që nga dita e djeshme”, tha ai.

Më shumë se 150 zjarrfikës, njësi ushtarake dhe dy avionë nga Shërbimi Kombëtar i Menaxhimit të Zjarrfikësve (SNMF) dhe një helikopter ushtarak po mbështesin përpjekjet për shuarjen e zjarreve.

Shërbimi Meteorologjik Kombëtar (SMN) paralajmëroi zjarre të reja në pyje për shkak se vala e fortë e të nxehtit do të vazhdojë.

Related posts

Pas Hezbollahut, Hamasi sulmon me raketa Tel Avivin: Përgjigje ndaj masakrave izraelite kundër civilëve

admin

22 vjet e 6 muaj burgim për katër të akuzuarit në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit

admin

Prokuroria kërkon paraburgim për njërin nga mjekët e Spitalit të Vushtrrisë – personi i tretë ende në arrati

admin