RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Dërgohet në arrest shtëpiak pjesëtari i FSK-së, i dyshuar për plagosjen e dy të rinjve serbë

dergohet-ne-arrest-shtepiak-pjesetari-i-fsk-se,-i-dyshuar-per-plagosjen-e-dy-te-rinjve-serbe

Gjykata Themelore në Ferizaj ka vendosur që t’ia zëvendësojë masën e sigurisë ushtarit të FSK-së, Azem Kurtaj, i cili dyshohet për plagosjen e dy të rinjve serbë.

Nga paraburgimi ai është dërguar në arrest shtëpiak. Vendimi është marrë në seancën fillestare të mbajtur këtë të enjte.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar avokati mbrojtës i tij, Naim Ferati, i cili ka bërë të ditur se klienti i tij është deklaruar i pafajshëm.

“Sot është mbajtur seanca fillestare. Klienti im është deklaruar i pafajshëm për akuzat të cilat i vihen në barrë. Mbrojtja ka parashtruar kërkesën që të ndërpritet masa e paraburgimit sepse kanë pushuar kushtet ligjore për çka është vendosur e njëjta. Në bazë të propozimit të mbrojtjes, gjykata ka vendosur që masa e paraburgimit të ndërpritet dhe të njëjtit i është vendosur masa e arrestit shtëpik”, deklaroi Ferati në një prononcim për Telegrafin.

Ai tutje shtoi se brenda afatit ligjor, mbrojtja do të parashtrojë kërkesë për hudhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave të paraqitura nga Prokurori i Shtetit.

Related posts

Cikloni “Ilsa” me shpejtësi 250 km në orë pritet ta godasë Australinë

admin

Osmani të hënën pret presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj

admin

Shefi i ushtrisë izraelite: Gatishmëria e ushtrisë për të sulmuar objektet bërthamore të Iranit është përmirësuar

admin