RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryediplomati suedez: Mbetja e Suedisë jashtë NATO-s nuk do të ndryshojë asgjë në afat të shkurtër

kryediplomati-suedez:-mbetja-e-suedise-jashte-nato-s-nuk-do-te-ndryshoje-asgje-ne-afat-te-shkurter

Ministri suedez i Punëve të Jashtme, Tobias Billstrom, ka deklaruar se mbetja e Suedisë jashtë NATO-s nuk do të ndryshojë asgjë në afat të shkurtër, raporton Anadolu.

Billstrom në një konferencë për media komentoi vendimin e Turqisë për të ratifikuar protokollin e anëtarësimit në NATO të Finlandës, një veprim që ai e konsideroi të pritur, por të padëshiruar.

“Por ne jemi të përgatitur”, tha ai.

Billstrom shtoi se anëtarësimi së pari i Finlandës në NATO nuk do të ndikojë shumë Suedinë në afat të shkurtër.

“Ne kemi dashur të anëtarësohemi së bashku. Nëse procesi zgjat shumë, është e vërtetë se shumë gjëra do të ndryshojnë. Derisa Finlanda do të ishte më e integruar në NATO, Suedia do të lihet jashtë”, tha Billstrom.

Duke theksuar se Finlanda ka përmbushur shqetësimet e sigurisë së Turqisë, presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, në një konferencë të përbashkët për media në Ankara me homologun e tij finlandez, Sauli Niinisto, tha se, “Ne kemi vendosur të fillojmë procesin e miratimit të protokollit të anëtarësimit në NATO të Finlandës”.

Megjithatë, mbi procesin e Suedisë, Erdoğan tha se procesi “do të lidhet drejtpërdrejt me hapat konktrete që do të ndërmarrë Suedia”.

Related posts

Sveçla thotë se Serbia është në aksion me luftë hibride, përmend edhe audio-incizimet ku flasin Kusari-Lila e Simiq

rezart morina

Schmidt: Nuk kemi ndonjë rrezik akut për Bosnjën nga ndikimi rus

admin

34,179 viktima nga tërmeti në Turqi e Siri

admin