RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Abdixhiku për marrëveshjen në Ohër: Kjo gjendje e re është e pariparueshme

abdixhiku-per-marreveshjen-ne-oher:-kjo-gjendje-e-re-eshte-e-pariparueshme

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas marrëveshjes së djeshme mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Përmes një shkrimi në Facebook, Abdixhiku e ka akuzuar për mashtrim dhe humbje të një mundësie historike Kurtin, përcjell lajmi.net.

Abdixhiku është shprehur se kauza politike e rreme e Kurtit, i ka kushtuar Kosovës tmerrësisht shumë, ka përfunduar sonte

“Mashtrim dhe humbje e një mundësie historike – ky është epilogu i Kurtit si kryeministër në dialog. Një kauzë politike e rremë – që Kosovës i kushtoi tmerrësisht shumë – përfundoi sonte. Kushtet e vëna, fjalimet e thëna, qëndrimet e dhëna, thjesht u zhbënë.

Përveç saj, një marrëveshje pa njohje, jo finale dhe me asociacion plus në të është çfarë Kurti i solli Kosovës sot. Kjo gjendje e re, e shndërruar si detyrim integrues për vendin tonë, është e pariparueshme më.”, ka shkruar ai.

Related posts

Një i vdekur e 303 raste të reja me koronavirus të shtunën

admin

Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ‘rrëzon’ një program të rëndësishëm të zbulimit

admin

Myftiu Tërnava priti në takim një delegacion nga Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër

admin