RTV AHIRETI
Shëndetësi

Antibiotiku më i fuqishëm natyral që shkatërron 30 baktere

antibiotiku-me-i-fuqishem-natyral-qe-shkaterron-30-baktere

Vaji i rigonit të egër përfitohet nga lulet dhe fletët e kësaj bime, ndërkaq është i njohur si ndikim i fuqishëm kundër mikrobeve,i cili me sukses lufton infeksionet.

Falë ndikimit antibakterial, antimikotik dhe antivirusal, vaji i rigonit ka aplikim të madh në shërimin e sëmundjeve të ndryshme.

Më i njohur është për cilësitë antibakteriale, madje edhe cilësitë vajit të rigonit të egër janë studiuar në studime të shumta shkencore dhe institucione mjekësore.

Është konstatuar që ka ndikim antibakterial, antiparazitor, antiseptik, antivirusal, si edhe që ndikon në forcimin e sistemit të imunitetit.

– 2 deri në 3 pika të rigonit të egër për inhalim te problemet me infeksionin e mushkërive.

– 2 deri në 3 pika vaji të rigonit të egër qitni në një gotë me ujë për qetësim të inflamacionit të fytit.

– 1 deri në 2 pika vaj rigoni të egër përzieni me një dozë të vogël vaji të kokosit ose të xhelit të aloe verës dhe aplikoni në akne, psoriazë, plagë të mbyllura në lëkurë apo në thonj të sëmurë nga kërpudhat.

– 3 deri në4 pika vaj rigoni të egër qitni në një gotë me ujë dhe pini 2 – 3 herë në ditë para ushqimit, në mënyrë që të ngrini sistemin e imunitetit.

– 2 pikë vaj rigoni të egër qitni në brushën e dhëmbëve, në mënyrë që të mbytni bakteret të cilat shkaktojnë erën e keqe.

Related posts

Si të eliminoni akumulimin e dhjamit në zona të ndryshme

Muhamet Ramadani

Etiketimi “dietë” në fakt nuk do të thotë se produkti është disi më i shëndetshëm, kanë treguar studimet e fundit. Ekspertët pohojnë se produktet e qumështit nuk janë një zgjedhje e mirë për mëngjes, sepse kanë një përqindje të ulët yndyre dhe nuk përmbajnë proteina të mjaftueshme për të na mbajtur të ngopur. Për këtë, menjëherë pas konsumimit të tyre, ndihemi të uritur. Prandaj, kosi i zakonshëm është një zgjidhje shumë më e mirë.  Një tjetër ushqim në listë është lëngu i shtrydhur. Një numër i madh njerëzish mendojnë se marrja e një doze të madhe vitaminash me lëng të shtrydhur është e mirë për trupin e tyre. Megjithatë, ky nuk është rasti. Lëngjet e shtrydhura, veçanërisht nga portokalli dhe limonët, mund të përmbajnë të njëjtën sasi sheqeri si lëngjet që blejmë. Dhe gjalpi mund të përmbajë një sasi të madhe të vitaminave A dhe E, si dhe yndyrna të shëndetshme, por përveç kësaj, përmban shumë yndyrna të ngopura që mund të kenë një efekt të dëmshëm në zemër dhe enët e gjakut. Si zëvendësues të tij, nutricionistët rekomandojnë gjalpin e kikirikut, sepse ju ngop më mirë.

admin

Kanella, një mjekim i mirë për diabetin

admin