RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

BE-ja do t’i ndajë 2 miliardë euro për Ukrainën

be-ja-do-t’i-ndaje-2-miliarde-euro-per-ukrainen

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian janë pajtuar për të ndarë një pako ndihmëse prej 2 miliardë eurove, me qëllim që të blihen predha artilerie, të nevojshme për Ukrainën në luftë me Rusinë.

Siç raportoi mediumi francez AFP, ministrat u dakorduan të hënën në Bruksel që të nisin një iniciativë të përbashkët që t’ia sigurojnë Ukrainës të paktën 1 milion predha deri në vitin e ardhshëm si dhe t’i rimbushë rezervat.

Autoritetet ukrainase kanë deklaruar se pushtimi rus është zgjeruar në një luftë rrënuese dhe se i ka detyruar që t’i racionojnë forcat luftarake.

Kievi tha se i duhen 350.000 predha në muaj për t’i ndihmuar trupat në frenimin e sulmeve të Rusisë dhe t’i lejojnë ata të nisin kundërofensiva të reja.

Ushtria ukrainase tha se forcat ruse i kanë shtuar sulmet mbi qytetin Avdiivka, në rajonin e Donetskut, dhe se po tentojnë ta bëjnë atë një Bakhmut të dytë. Bakhmuti aktualisht është qendra kryesore e luftimeve. Trupat ruse kanë shkatërruar në masë të madhe qytetin.

Related posts

Ndërpreu studimet për t’u kujdesur për familjen e saj gjatë Luftës së Dytë Botërore, 105-vjeçarja diplomohet pas 83 vitesh

admin

Të burgosurit nga Gaza përballen me trajtim barbar, torturë sistematike nga forcat izraelite

admin6

Aksident hekurudhor në Çeki/ Përplasen trenat, 4 persona të vdekur dhe 23 të tjerë të plagosur

admin