RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Krerët e shtetit urojnë qytetarët: Muaji i Ramazanit sjelltë paqe për secilin

kreret-e-shtetit-urojne-qytetaret:-muaji-i-ramazanit-sjellte-paqe-per-secilin

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë uruar qytetarët me rastin e muajit të Ramazanit.

Presidentja Osmani në një postim në Twitter shkruan se muaji i Ramazanit vë në pah nevojën për të mbështetur njëri-tjetrin.

“Gjatë këtij muaji të bekuar të Ramazanit, urimet më të mira për të gjithë myslimanët në Kosovë dhe në mbarë botën.

Përkushtimi dhe sakrifica gjatë këtij muaji të veçantë na kujton nevojën për të mbështetur dhe ngritur njëri-tjetrin, veçanërisht ata në nevojë”, shkruan Osmani.

Edhe kryeministri Albin Kurti ka uruar besimtarët me rastin e muajit të Ramazanit.

Kurti në një postim në Facebook uron që muaji i mëshirës dhe mirësisë të sjellë paqe dhe lumturi në zemrën e secilit.

“Me fat muaji i Ramazanit! Ky muaj i mëshirës dhe mirësisë, sjelltë paqe në shpirt e lumturi në zemrën e secilit.

Bashkë me zgjerimin e kraharorit, të zgjerohet edhe sofra. Bashkë me iftaret, me bujari të shtrohen udhë të reja që bashkojnë në mirësi. Me bamirësi dhe në solidaritet me ata që kanë më pak. Me përkushtim ndaj Zotit, me mendje tek e mira e udhëzim kah e drejta. Me vullnet të fortë në rrugën e dashurisë e të dijes, për barazi e përparim të shoqërisë.

Uroj të gjithë besimtarët e besimtaret myslimane për Ramazanin! Agjërim të lehtë e të pranuar. Paqja qoftë mbi ju!”, shkruan Kurti.

Related posts

Numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920

Irfan Jahiu

Rritet në 23.968 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, njoftuan autoritetet lokale.

Muhamet Ramadani

Emiratet Arabe mirëpresin marrëveshjen SHBA-Iran dhe bëjnë thirrje për pajtueshmëri të plotë

Irfan Jahiu