Pushtimi rus i Ukrainës dhe kërcënimi i mundshëm nga Rusia shtyn përpara idenë për bashkimin e forcave ajrore dhe flotave të avionëve ushtarakë të vendeve nordike.
Suedia, Norvegjia, Finlanda dhe Danimarka njoftuan se planifikojnë një mbrojtje ajrore të përbashkët kundër një kërcënimi të mundshëm nga Rusia. Deklarata përkatëse u nënshkrua në bazën e forcave ajrore Ramstein në Gjermani në prani të personelit të lartë ushtarak amerikan. Qëllimi i këtij bashkëpunimi është që të veprojmë së bashku sipas kërkesave ekzistuese të NATO-s, thuhet në deklaratën e vendeve nordike.
Pushtimi rus i Ukrainës i dha shtysë idesë për bashkimin e forcave ajrore i tha Reuters komandanti i forcave ajrore daneze Jan Dam. Së bashku të katër vendet nordike kanë aq avionë luftarakë sa një vend i madh evropian.
Moska akuzon Sllovakinë për dhënien e avionëve MiG-29 Ukrainës
Rusia akuzoi Sllovakinë se duke i dorëzuar avionëve luftarakë të epokës sovjetike MiG-29Ukrainës ka shkelur një marrëveshje të lidhur në vitin 1997. Sipas kësaj marrëveshjeje nuk lejohet dhënia e avionëve një shteti tjetër pa pëlqimin e Rusisë, njoftoi Shërbimi Federal për Bashkëpunim Ushtarako-Teknik në Moskë. Kontrata u prezantua edhe në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme ruse.
Pamje nga ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes përmes së cilës Polonia dhe Republika Çeke premtojnë mbrojtjen e hapësirës ajrore sllovake, pasi Sllovakia heq nga përdorimi avionët MiG-29 të marra nga Bashkimi SovjetikPamje nga ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes përmes së cilës Polonia dhe Republika Çeke premtojnë mbrojtjen e hapësirës ajrore sllovake, pasi Sllovakia heq nga përdorimi avionët MiG-29 të marra nga Bashkimi Sovjetik
Pamje nga ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes përmes së cilës Polonia dhe Republika Çeke premtojnë mbrojtjen e hapësirës ajrore sllovake, pasi Sllovakia heq nga përdorimi avionët MiG-29 të marra nga Bashkimi Sovjetik
Moska u shpreh për një “akt jomiqësor” dhe një shkelje të detyrimeve ndërkombëtare nga ana e Sllovakisë. Sllovakia i dorëzoi Ukrainës këtë javë katër avionë luftarakë MiG-29. Nëntë të tjerë do të pasojnë. /dw