RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shefi i IAEA-s viziton centralin bërthamor të Zaporizhias

shefi-i-iaea-s-viziton-centralin-berthamor-te-zaporizhias

Kreu i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së, Rafael Grossi ka planifikuar të vizitojë centralin bërthamor të Zaporizhias në Ukrainën jugore, javën e ardhshme.

Kjo do të jetë vizita e dytë që Grossi kalon vijën e parë të Ukrainës për të inspektuar centralin më të madh bërthamor në Evropë.

Udhëtimi i tij i parë ishte në shtator, ku frika për mundësinë e një aksidenti bërthamor ishte në rritje.

“Kam vendosur të vizitoj sërish në centralin bërthamor të Zaporizhias për të parë se si ka evoluar situata që nga shtatori dhe për të biseduar me stafin që operon objektin në këto rrethana të paprecedentë dhe shumë të vështira” tha Grossi.

“Unë mbetem i vendosur të vazhdoj të bëj gjithçka në fuqinë time për të ndihmuar në uljen e rrezikut të një aksidenti bërthamor gjatë luftës tragjike në Ukrainë”, shtoi ai.

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike me bazë në Vjenë (IAEA) tha se situata mbetet e pasigurt, pavarësisht pranisë së ekspertëve të agjencisë në centralin bërthamor.

Centrali bërthamor i Zaporizhias pushtua nga trupat ruse në mars 2022, menjëherë pas fillimit të pushtimit të Rusisë kundër Ukrainës. /atsh

Related posts

Putin: Rusia mund të ndalë furnizimin me gaz për Evropën

RTI

Türkiye, shtetasja gjermane pranon Islamin në Aydın

Muhamet Ramadani

“Doja të merrja peng Nancy Pelosin”- I hyri me forcë brenda në shtëpi dhe sulmoi me çekiç bashkëshortin e saj, autori dënohet me 30 vite burg

admin