RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Forcat izraelite vrasin një palestinez në hyrje të Xhamisë Al-Aksa

forcat-izraelite-vrasin-nje-palestinez-ne-hyrje-te-xhamise-al-aksa

Forcat izraelite vranë një palestinez në hyrje të Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar të premten vonë, transmeton Anadolu.

Policia izraelite pretendoi në një deklaratë se palestinezi u përpoq të merrte armën e një polici izraelit në “Bab al-Silsila” – një nga portat kryesore të Xhamisë Al-Aksa në Qytetin e Vjetër.

Ajo tha se personi i vrarë ishte një burrë 26-vjeçar nga qyteti Hura në jug të Izraelit.

Forcat izraelite nuk u dëmtuan në incident, ndërsa forca shtesë policore u dërguan në zonë, thuhet më tej.

Ndërkohë, forcat izraelite sulmuan palestinezët në Bab al-Qattanin, një nga portat që çon në Xhaminë Al-Aksa nga ana perëndimore.

Policia izraelite goditi palestinezët në portë me shkopinj, thanë dëshmitarët për Anadolu.

Related posts

Nuk duan t’i bashkohen ushtrisë dhe tentojnë të largohen nga vendi, mbi 30 ukrainas kanë ndërruar jetë duke u përpjekur të kalojnë ilegalisht kufirin

admin

Frikë nga sulmet ukrainase, aeroporti rus në Kazan pezullon përsëri punën

admin

Dodiku ngre padi penale kundër përfaqësuesit ndërkombëtar në Bosnje

admin