RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Burkina Faso dëbon korrespondentët e gazetave franceze

burkina-faso-debon-korrespondentet-e-gazetave-franceze

Burkina Faso ka dëbuar gazetarët e gazetave franceze Le Monde dhe Liberation, njoftuan sot mediumet e Francës, transmeton Anadolu.

Sophie Douce nga Le Monde Afrique dhe Agnes Faivre nga Liberation u urdhëruan nga autoritetet Burkina Fasos të largohen nga kryeqyteti Ouagadougou të shtunën, tha Le Monde.

Në njoftimin verbal nga agjentët e departamentit të sigurimit të shtetit të Burkina Fasos u kërkohej gazetareve të largoheshin nga vendi brenda 24 orëve dhe theksohej se akreditimi i tyre dhe kartat e shtypit janë anuluar.

Arsyet e dëbimit nuk janë zbuluar.

Related posts

Haxhiu kërkon shkarkimin e Deliut nga Komisioni: Mori mbi 2 mijë € pa marrë pjesë në mbledhje

admin

Serbët nga veriu paralajmërojnë protestë – janë të pakënaqur me politikën e Vuçiqit dhe të revoltuar me Listën Serbe

admin

Kandidati i mbështetur nga Trump fiton në zgjedhjet me rezultat të ngushtë në Honduras, rivali s’e pranon humbjen!

admin