RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Në Hagë nis procesi gjyqësor kundër ish-krerëve të UÇK-së

ne-hage-nis-procesi-gjyqesor-kunder-ish-krereve-te-uck-se

Dy vjet e gjysmë pas mbajtjes në paraburgim të katër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në Hagë sot nis procesi gjyqësor kundër tyre, ndërkohë që dhjetëra-mijëra qytetarë kanë marshuar rrugëve të Prishtinës për të kërkuar nga Gjykata Speciale drejtësi, e jo politikë.
Zyra e Prokurorit të Specializuar, duke filluar nga ora 09:00, do ta hapë procesin gjyqësor, me fjalën hyrëse të saj për ta shpalosur aktakuzën e ngritur në prill të vitit 2020, me të cilën krerët e UÇK-së akuzohen për krime lufte – duke i cilësuar ata si një “Ndërmarrje Kriminale e Përbashkët”.

Ky term, siç konsiderohet gjerësisht, përfshin gjithë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila në vitet 1998-1999 zhvilloi luftën e saj për liri nga Serbia. Pika 35 e aktakuzës i portretizon si anëtarë të Ndërmarrjes Kriminale të Përbashkët pothuajse të gjithë udhëheqësit politikë dhe ushtarakë të UÇK-së – nga Shtabi i Përgjithshëm, Komandantët dhe Zëvendëskomandantët e Zonave, të Brigadave, të Njësiteve, e deri te ushtarët më të thjeshtë dhe të tjerë që vepronin në emër të UÇK-së. Për dy vjet e gjysmë të punës së saj, Gjykata Speciale është kritikuar për vonesën e fillimit të gjykimit, për zvarritje procedurale, për tentim të shmangies nga baza juridike e funksionimit të saj, për fshehje të provave shfajësuese, për redaktime të shumta, si dhe për bashkëpunim me shtetin serb – nga i cili ka pranuar mijëra dosje.

Lufta e Kosovës për liri për dy dekada ka kaluar disa rrathë të drejtësisë – vendase dhe ndërkombëtare – dhe tani po përballet edhe me një proces tjetër në Hagë, të katërtin ndërkombëtar, duke i vënë pjesëtarët e UÇK-së pafundësisht në bankën e të akuzuarve. Në anën tjetër, sipas Fondit për të Drejtën Humanitare në Beograd, rreth 6000 kriminelë lufte të padënuar enden lirshëm rrugëve të qyteteve të Serbisë.

Related posts

Maldivet dënojnë djegien e Kuranit të Shenjtë në protestën në Suedi

admin

“Nuk do të kërcej”- Kancelari gjerman hap llogari në TikTok, Scholz: Do të shihni prapaskenat e jetës së përditshme të qeverisë

admin

Presidenti ukrainas dëshiron të ndajë planin e tij të ar’mëpushimit me presidentin Biden

admin