RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OBI, thirrje OKB-së “të marrë përgjegjësi” për të ndaluar sulmet e Izraelit në Palestinë

obi,-thirrje-okb-se-“te-marre-pergjegjesi”-per-te-ndaluar-sulmet-e-izraelit-ne-palestine

Organizata e Bashkëpunimit Islam (OBI), i bëri thirrje Kombeve të Bashkuara (OKB) që “të marrë përgjegjësi” për t‘i dhënë fund sulmeve të Izraelit dhe për të garantuar mbrojtje për popullin e Palestinës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga OBI, dënohet ashpër vazhdimi i sulmeve nga Izraeli ndaj qytetit Nablus në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe i cili rezulton me vdekjen e palestinezëve.

Gjithashtu në deklaratë Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe komunitetit ndërkombëtar i bëhet thirrje që të marrin përgjegjësi për t‘i dhënë fund sulmeve të Izraelit dhe për të garantuar mbrojtje ndërkombëtare për popullin e Palestinës dhe se Izraeli është përgjegjës për sulmet kundrejt popullit palestinez.

Ministria palestineze e shëndetësisë, njoftoi se ushtarët izraelite sot vranë 2 palestinezë në Nablus.

Related posts

Presidenti Erdogan thotë se rendi global është në “prag të rrezikshëm”, bën thirrje për diplomaci dhe stabilitet

Kushtrim Guraj

Euractiv: Disa vende europiane po mendojnë për modelin “italo-shqiptar” të menaxhimit të emigracionit! Zbardhet letra drejtuar Komisionit Evropian

admin

Përhapen protestat pro-palestineze në SHBA, universitetet ngrenë një kamp me tenda

Muhamet Ramadani