RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Liga Arabe do të mbajë takim urgjent lidhur me sulmin izraelit në Al-Aksa

liga-arabe-do-te-mbaje-takim-urgjent-lidhur-me-sulmin-izraelit-ne-al-aksa

Liga Arabe do të mbajë një takim urgjent sot për të diskutuar përshkallëzimin e Izraelit në kompleksin e xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Takimi u thirr nga Jordania, në bashkëpunim me Egjiptin dhe Palestinën, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme jordaneze.

Takimi “pas zhvillimeve në xhaminë Al-Aksa si rezultat i bastisjes së policisë izraelite në vend dhe sulmit të saj ndaj besimtarëve”, thuhet në deklaratë.

Jordania tha se ka mbajtur një sërë komunikimesh me vendet arabe për të ndaluar sulmet izraelite “të cilat janë një shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar humanitar dhe një sjellje e refuzuar dhe e dënuar që synon ndryshimin e status quo-së historike dhe ligjore”.

Amani tha se do të marrë, në koordinim me vendet arabe, të gjitha masat e nevojshme “për të ndaluar përshkallëzimin e rrezikshëm dhe shkeljet e kryera nga pushtuesi izraelit dhe për ta mbajtur atë përgjegjës”.

Tensionet u rritën në Bregun Perëndimor të pushtuar sot pasi policia izraelite arrestoi rreth 350 besimtarë nga brenda kompleksit të Mesxhid Al-Aksasë.

Një grup palestinezësh formuan barrikadë brenda faltores Al-Kibli brenda kompleksit pasi kolonët hebrenj bënë thirrje për një bastisje në xhami. Ata u përpoqën të pengonin hyrjen e policisë duke mbyllur dyert e saj.

Duke rrethuar faltoren Al-Kibli, policia izraelite u ngjit në çatinë e xhamisë, theu disa nga xhamat dhe fillimisht ndërhyri me bomba zhurmuese kundër besimtarëve brenda. Disa nga personat në xhami u përpoqën t’i rezistojnë policisë duke hedhur fishekzjarre.

Sipas Komisionit për Çështjet e të Burgosurve Palestinezë, policia izraelite ka filluar të lirojë të arrestuarit me kusht që ata të largohen nga Al-Aksaja dhe Qyteti i Vjetër i Kudsit për një javë.

Për muslimanët, Al-Aksa përfaqëson vendin e tretë më të shenjtë të Islamit.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku ndodhet Al-Aksaja, gjatë Luftës Arabo-Izraelite të vitit 1967. Ai aneksoi gjithë qytetin në vitin 1980, por ky hap nuk u njoh kurrë nga komuniteti ndërkombëtar.

Related posts

Patriarku rus Kirill: Kisha Ortodokse e Ukrainës po përdoret si ‘mjet për nxitje të armiqësisë ruso-ukrainase’

admin

Opozita e Serbisë i drejtohet me letër BE-së, kërkon hetim ndërkombëtar të procesit zgjedhor

admin6

Palestinezët në Gaza luftojnë përballë urisë, mbijetojnë me ushqim kafshësh

admin6