RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Letonia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak

letonia-rikthen-sherbimin-e-detyrueshem-ushtarak

Parlamenti letonez vendosi të rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak në vend, njoftoi shërbimi publik lituanez LSM.

Projektligji për Shërbimin e Mbrojtjes Shtetërore dhe projektligjet përkatëse u miratuan me 68 vota pro dhe 11 kundër. Parashikohet që rekrutët e parë të fillojnë shërbimin e tyre më 1 korrik të këtij viti.

Drafti i parë do t’u referohet vullnetarëve, por nga 1 janari 2024 do të aplikohet me përzgjedhje të rastësishme. Ligji parashikon përgjegjësi penale nëse një person shmang shërbimin.

Meshkujt e lindur pas 1 janarit 2004 i nënshtrohen shërbimit të detyrueshëm dhe duhet të fillojnë shërbimin brenda një viti nga mbushja e 18 vjeç. Nëse ata janë ende në shkollë, duhet të fillojnë shërbimin brenda një viti pas diplomimit.

Letonia shfuqizoi ligjin e saj të rekrutimit në vitin 2007. Ministrja e Mbrojtjes e vendit, Inara Murniece, thotë se rekrutimi është përgjigja e Letonisë ndaj agresionit rus në Ukrainë. /koha

Related posts

Patrulla Kufitare sheh një rënie prej 50 për qind të emigrantëve në kufirin jugor të SHBA

Muhamet Ramadani

Tragjedi në ishullin grek, 15 të vdekur nga përplasja e një varke që transportonte emigrantë me anijen e Rojes Bregdetare

admin

SHBA njoftoi operacionin “Liria”, Irani kërcënon me sulme nëse forcat amerikane hyjnë në Ngushticën e Hormuzit

admin