RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA, Biden nënshkroi propozim-ligjin që i jep fund urgjencës COVID-19

shba,-biden-nenshkroi-propozim-ligjin-qe-i-jep-fund-urgjences-covid-19

Presidenti amerikan Joe Biden nënshkroi propozim-ligjin që i jep fund urgjencës kombëtare të COVID-19, transmeton Anadolu.

Biden miratoi propozim-ligjin, i cili iu propozua Kongresit nga republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve, ndërsa u miratua nga të dy dhomat.

Propozim-ligji i jep fund urgjencës kombëtare të shpallur nga ish-Presidenti Donald Trump më 13 mars 2020, si dhe urgjencës së shëndetit publik të shpallur në janar 2020.

Përfundimi i urgjencës kombëtare do t’u japë fund edhe disa përjashtimeve të lidhura me COVID në kontekstin e programeve të kujdesit shëndetësor Medicare dhe Medicaid.

Masat për COVID-19 janë lehtësuar në të gjithë vendin prej disa kohësh.

Republikanët propozuan propozim-ligjin, duke iu referuar deklaratës së presidentit Biden të vitit të kaluar, kur ai tha “COVID ka mbaruar”. Ata gjithashtu kundërshtuan disa rregullore të shëndetit publik, siç janë vaksinimet e detyrueshme dhe mbajtja e maskave.

Propozim-ligji u miratua në fillim të këtij viti në Dhomën e Përfaqësuesve me një votim 220 pro dhe 210 kundër, ndërsa në Senatin u miratua muajin e kaluar me 68 pro dhe 23 kundër.

Zyra e Menaxhimit dhe Buxhetit të Shtëpisë së Bardhë njoftoi se statusi i “urgjencës kombëtare” dhe “urgjencës së shëndetit publik” do të përfundonte që nga 11 maji për të “frenuar kaosin dhe pasigurinë e gjerë në të gjithë sistemin e kujdesit shëndetësor”.

Related posts

Kryediplomati turk: Armët bërthamore të Izraelit, sekret i njohur por i papranuar për shumë vjet

admin

Bullgaria drejt zgjedhjeve të parakohshme

admin

Sot mbahet seanca për dy të arrestuarit e grupit terrorist serb në Banjskë

rezart morina