RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zbulohet pjesa e zhdukur prej kohësh e Biblës

zbulohet-pjesa-e-zhdukur-prej-kohesh-e-bibles

Shkencëtarët kanë gjetur një pjesë të humbur prej kohësh të Biblës, afërsisht 1.500 vjet pas dorëshkrimit të parë, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të “Independent”, në hulumtimin e publikuar në revistën New Testament Studies, thuhet se pjesa e gjetur përfaqëson një nga përkthimet më të vjetra të Biblës.

Studiuesit përdorën rrezet UV për të gjetur seksionin nën tre shtresat e tekstit.

Teksti i ri thuhet se është një përkthim i kapitullit 12 të Ungjillit të Mateut (i pari nga katër Ungjijtë) dhe është përkthyer si pjesë e përkthimeve të lashta asiriane rreth 1.500 vjet më parë.

“Deri vonë, njiheshin vetëm dy dorëshkrime që përmbanin përkthime të lashta asiriane të ungjijve. Njëri ndodhet në Bibliotekën Britanike në Londër. Tjetri u zbulua në Manastirin e Shën Katerinës në malin Sinai”, tha studiuesi Grigory Kessel.

Për shkak të mungesës së pergamenës në rajon 1.300 vjet më parë, faqet u ripërdorën shpesh duke fshirë tekstin e vjetër të Biblës.

Related posts

Presidenti sirian shpall armëpushim dhe marrëveshje të plotë integrimi midis qeverisë dhe SDF-së

RTI

Zgjedhje në Gjermani/ Olaf Scholz i shpëton fitores së ekstremit të djathtë, partia e kancelarit mund ngushtë AfD-në

admin

Çmenduri në Spanjë! Shqiptari ul automatin, hyn nga çatia dhe grabit 1 mln euro bizhuteri nga dyqani më luksoz në Madrid! Arrestohet dhe rreth qafës mbante…

admin