RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Mësohet arsyeja e vizitës së Abazoviqit në Kosovë

mesohet-arsyeja-e-vizites-se-abazoviqit-ne-kosove

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, sot arriti në Kosovë.

Ai do të qëndrojë për disa ditë, me ç’rast do të mbajë një sërë takimesh me krerë shtetërorë.

Takimin e parë do ta mbajë me homologun kosovar të tij, Albin Kurtin, raporton Indeksonline.

Agjendën e këtij takimi e ka zbardhur Zyra e Kryeministrit, e që është edhe arsyeja e vizitës së Abazoviqit në Prishtinë.

Bëhet fjalë për Marrëveshjen për Shërbime Ajrore mes dy Qeverive.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pret në takim Kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq. Me këtë rast do të nënshkruajnë Marrëveshjen për Shërbime Ajrore në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi” bëhet e ditur në njoftim.

Takimi i ftuar në ora nëntë të mëngjesit do të pasohet me një konferencë për media.

Related posts

Ushtria izraelite vendos nën rrethim qytetin Khan Younis në jug të Gazës

rezart morina

1 në 4 viktima të trafikimit të qënieve njerëzore në Evropë është i mitur

admin

Nëna e djalit palestinez të liruar nga burgu izraelit: Djali im u rrit në burg, larg syve të mi

rezart morina