RTV AHIRETI
Shëndetësi

Lëngu i panxharit ndihmon në uljen e hipertensionit

lengu-i-panxharit-ndihmon-ne-uljen-e-hipertensionit

Shkencëtarët kanë zbuluar se konsumimi i përditshëm i lëngut të panxharit të sheqerit ul tensionin e gjakut.

Hipertensioni është një sëmundje e rrezikshme, që rrit mundësinë për të pësuar infarkt në zemër te njerëzit që vuajnë prej saj.

Edhe studimet e mëparshme kanë treguar se konsumimi i 500 ml lëng panxhari ndihmon në uljen e tensionit të gjakut gjatë 24 orëve në vijim.

Megjithatë, studimi i fundit ka synuar të zbulojë nëse i njëjti efekt, për sa i përket hipertensionit, mund të përftohet edhe nga konsumimi i një sasie më të vogël. Studiuesit kanë arritur në përfundimin se konsumimi edhe i 100 ml lëng panxhari në ditë, pra një gotë ujë, ndihmon në uljen e tensionit të gjakut dhe mbajtjen e tij në nivele normale brenda harkut kohor të 13 orëve. Edhe konsumimi i bukës me panxhar të bardhë ose të kuq ka të njëjtin efekt.

Ky rezultat i panxharit i atribuohet nivelit të lartë të nitratit, një përbërës i rëndësishëm, i cili, pas reaksionesh zinxhir në organizëm, zgjeron enët e gjakut, duke e mbajtur kështu në nivele të ulëta tensionin.

Related posts

Ushqimet që duhet të hani në vend të marrjes së një suplementi magnezi

RTI

Shenjat paralajmëruese të meningjitit që mund t’i vini re kur zgjoheni nga gjumi

Muhamet Ramadani

Këto janë ushqimet që nuk duhet të hani në mëngjes, rrezikoni sëmundjen e rëndë

admin