RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kina dënon ‘arrogancën’ e deklaratave të G7 për politikën në Lindjen e Largët

kina-denon-‘arrogancen’-e-deklaratave-te-g7-per-politiken-ne-lindjen-e-larget

Kina dënoi deklaratat e bëra në takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve të G7 në Japoni, në të cilat ata kritikuan militarizimin e Kinës në rajon.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Wang Wenbin tha sot në një konferencë për shtyp në Pekin se ministrat e Jashtëm të G7 kishin ndërhyrë në mënyrë të pahijshme në punët e brendshme të vendit, duke shpifur dhe njollosur me keqdashje Kinën.

“Deklaratat ishin të mbushura me arrogancë, paragjykime dhe qëllime të liga për të shtypur Kinën”, tha ai.

“Tajvani është një pjesë e shenjtë dhe e pandashme e territorit të Kinës”, tha ai.

“Për të ruajtur vërtetë paqen në ngushticën e Tajvanit ishte e nevojshme të refuzoheshin aspiratat e pavarësisë në ishull”, shtoi ai.

Hong Kongu, Tibeti dhe Xinjiang janë gjithashtu vetëm çështje të brendshme të Kinës, të cilat nuk lejojnë asnjë ndërhyrje nga jashtë.

Ministrat e Jashtëm të G7 thanë në një komunikatë për shtyp pas përfundimit të takimit të tyre treditor, në të cilin tensionet me Pekinin ishin në krye të axhendës:

“Nuk ka asnjë bazë ligjore për pretendimet detare të Kinës në Detin e Kinës Jugore, dhe ne kundërshtojmë aktivitetet e militarizimit të Kinës në rajon”, thanë në një komunikatë për shtyp, ministrat e Jashtëm të G7, pas përfundimit të takimit të tyre treditor, në të cilin tensionet me Pekinin ishin në krye të axhendës.

Në vazhdën e manovrave ushtarake kineze rreth Tajvanit këtë muaj, G7 e përshkroi rëndësinë e paqes dhe stabilitetit përgjatë ngushticës së Tajvanit si një element të domosdoshëm në sigurinë dhe prosperitetin në komunitetin ndërkombëtar.

Tajvani ka një qeveri të pavarur që nga viti 1949, por Kina e konsideron demokracinë e vetëqeverisur pjesë të territorit të saj. /atsh

Related posts

Lajçaku për situatën në veri: Nëse kriza s’përfundon, të gjithë humbin

rezart morina

Turqi, roboti pa pilot që shpëton jetë nga mbytja në brigjet e Antalya-s

admin

Indi, rritet në 121 numri i vi’ktimave nga rrëmuja gjatë një meshe

RTI