RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Konjufca për arrestimin e drejtorit të KEK-ut: Drejtësia të veprojë nëse ka fakte

konjufca-per-arrestimin-e-drejtorit-te-kek-ut:-drejtesia-te-veproje-nese-ka-fakte

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, duke folur për arrestimin e drejtorit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, ka thënë se drejtësia duhet të veprojë nëse ka fakte.

Në këtë rast sipas tij, vërejtja e shumë njerëzve ka qenë që drejtësia duhet të veprojë në mënyrë joselektive.

“Për çka do që ka fakte dhe argumente drejtësia, unë mendoj se duhet të veprojë. Nuk kam koment tjetër. Vërejtja e njerëzve është që duhet të veprojë në mënyrë joselektive. Duhet të veprojë për të gjithë. Vërejtje ka pasur nga shumë kritikë të këtyre veprimeve”, është shprehur Konjufca në një deklarim për media në hollin e Kuvendit.

Prokuroria Speciale ka njoftuar të enjten se ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj drejtorit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, i cili u arrestua një ditë më parë.

Për të njëjtin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Konflikt i interesit”.

Related posts

Kisha Katolike në Bolivi pranon se nuk i ka dëgjuar zërat e viktimave të abuzimit seksual në kisha – VIDEO

rezart morina

Shtyhet vendimi i Kushtetueses së Speciales për ankesën e Nasim Haradinajt

rezart morina

Një grua shpëtohet në Turqi pas 222 orëve nën rrënojat e një ndërtese

rezart morina