RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kuvendi në seancë të jashtëzakonshme miratoi disa pika nga seancat e papërfunduara

kuvendi-ne-seance-te-jashtezakonshme-miratoi-disa-pika-nga-seancat-e-paperfunduara

Kuvendi i Kosovës përmes një seancë të re të thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje ka miratuar sot në lexim të parë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Mjekësinë Ligjore.

Në këtë seancë nuk kanë marrë pjesë deputetët e partive opozitare.

Kuvendi nuk e ka miratuar raportin e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2021.

Po ashtu, mazhoranca e ka votuar raportin vjetor të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit për vitin 2021.

Në këtë seancë të re të Kuvendit, 60 deputetët e pozitës të pranishëm në sallë kanë votuar edhe raportit vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2021.

Me 3 abstenime dhe 58 vota pro Kuvendi ka miratuar edhe Rekomandimet lidhur me Raportin e auditimit të performancës “Vlerësimi i nxënësve në testet kombëtare dhe ndërkombëtare”.

Gjithashtu, Mazhoranca ka votuar pro edhe rekomandimeve për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Komunikimet Elektronike.

Related posts

24 mijë nxënës i nënshtrohen këtë vit testit të arritshmërisë, ja datat kur do të mbahen

admin

Sondazhi në Britaninë e Madhe/ Konseveratorët në pushtet me rezultatin më të dobët në histori! Rishi Sunak rrezikon të mos fitojë as në zonën e tij elektorale

admin

Air France dhe Airbus shpallen fajtorë për vrasje nga pakujdesia

Irfan Jahiu