RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti uron Fitër Bajramin: Kjo festë ua mbushtë zemrat me mirënjohje

kurti-uron-fiter-bajramin:-kjo-feste-ua-mbushte-zemrat-me-mirenjohje

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka uruar Fitër Bajramin, duke theksuar që kjo festë të sjellë gëzim e paqe.

Ai po ashtu ka uruar mirësi e begati për shtëpitë e qytetarëve dhe shtetin e Kosovës, përcjell teve1.info

“Me fat Fitër Bajrami!Pas një muaji përkushtim e sakrificë për lartësim shpirtëror, uroj që kjo festë të ju sjellë gëzim dhe paqe! Si ditë e besimit dhe shpresave të reja qoftë ditë e ripërtëritjes së dashurisë për njeriun dhe njerëzoren. Në solidaritet me të varfërit e të vetmuarit, kjo festë ua mbushtë zemrat me mirënjohje.Uroj mirësi e begati në shtëpitë tuaja dhe në shtetin tone”, ka shkruar ai në Facebook.

Related posts

Putin dhe Xi nënshkruajnë deklaratën mbi botën shumëpolare në Samitin e Pekinit

admin

Dugolli: Gjykata Speciale të nisë hetimet për masakrën e Dubravës

Muhamet Ramadani

Christopher Hill dëshmon në Hagë, mbron UÇK-në dhe Thaçin

admin