RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Lavrov: Amerikanët kanë shpallur një kryqëzatë kundër Federatës Ruse

lavrov:-amerikanet-kane-shpallur-nje-kryqezate-kunder-federates-ruse

Të gjithë e kuptojnë se amerikanët kanë shpallur një kryqëzatë kundër Federatës Ruse, kundër interesave të saj legjitime, kundër kulturës dhe traditave ruse, duke zgjedhur regjimin nazist në Kiev si majën e shtizës, duke e pompuar atë me sisteme të reja armësh, tha ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov gjatë një vizite në Kubë.

Kremlini i përkufizon autoritetet ukrainase si neo-naziste, por këto akuza mes preteksteve të përdorura nga Moska për të filluar konfliktin, konsiderohen nga shumë vëzhgues si të pavërteta.

“Duhet të jetë e qartë për të gjithë se ky është një kurs i pashpresë”, tha Lavrov, sipas raporteve të “Tass”. /atsh

Related posts

Escobar: S’ka asnjë rrugë për në Evropë pa njohje të ndërsjellë

admin

Kurti apelon qytetarët që të aplikojnë për subvencionimin për izolim të shtëpive

Muhamet Ramadani

Kuleba: Ukraina ka mjaftueshëm armë për kundërofensivën ndaj Rusisë

Muhamet Ramadani