RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

“Tashmë kjo pjesë frymon ndryshe”/ Sveçla në veri, një ditë para zgjedhjeve

“tashme-kjo-pjese-frymon-ndryshe”/-svecla-ne-veri,-nje-dite-para-zgjedhjeve

Një ditë para zgjedhjeve në veri të Kosovës, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka qëndruar sot atje.

Sveçla ka publikuar një fotografi në Facebook, nga veriu duke thënë se se “tashmë kjo pjesë frymon më ndryshe”.

Ai ka qenë i shoqëruar nga nga Ministri i Bujqësisë Faton Peci dhe deputeti i LVV-së, Armend Muja.

Të shtunën pasdite Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se qytetarët e komunitetit serb ende vazhdojnë të ballafaqohen me kërcënime e presion nga strukturat kriminale të dirigjuara nga Beogradi.

Në një postim në Facebook, Sveçla u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në nesër nëvotim, me ç’rast ka deklaruar se në këtë mënyrë presidenti Vuçiq, do e marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët.

Nesër në katër komunat veriore të vendit pritet të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme, të cilat janë bojkotuar nga Lista Serbe.

Related posts

Grevat “gjunjëzojnë” Britaninë/ Greva masive ka paralizuar shumë shërbime dhe shkollat

admin

Kriza mbyll teatrot në Hungari, qendrat kulturore s’i mbijetojnë rritjes së çmimeve

admin

Plagoset një grua në Fushë-Kosovë

admin