RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Azerbajxhani dënon djegien e flamujve të Turqisë dhe Azerbajxhanit në Armeni

azerbajxhani-denon-djegien-e-flamujve-te-turqise-dhe-azerbajxhanit-ne-armeni

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme i Azerbajxhanit, Aykhan Hajizada, deklaroi se dënojnë ashpër djegien e flamujve turk dhe azerbajxhanas në Armeni, transmeton Anadolu.

Në postimin e tij në llogarinë e tij në Twitter, Hajizada ka reaguar ndaj djegies së flamujve të Turqisë dhe Azerbajxhanit në protestën e mbajtur në përvjetorin e ngjarjeve të vitit 1915 në Sheshin e Lirisë në Jerevan.

Duke deklaruar se flamujt u dogjën në mënyrë të planifikuar dhe të organizuar, Hajizada tha: “E dënojmë fuqishëm. Qeveria armene dhe kryeministri Nikol Pashinyan duhet të marrin masa urgjente për të parandaluar krime të tilla të urrejtjes dhe ksenofobisë”.

Related posts

UNRWA: Një fëmijë vritet në Gaza çdo 10 minuta

rezart morina

BE kërkon zgjatjen e marrëveshjes së drithit në Detin e Zi

rezart morina

Që nga 7 tetori, përafërsisht 900 oficerë në ush’trinë iz’raelite kanë kërkuar daljen në pension

RTI